Paris Hilton është zyrtarisht e fejuar! I dashuri i Hilton, Carter Reum i bëri pyetjen e madhe gjatë fundjavës pas një viti së bashku. Ajo konfirmoi lajmin në faqen e saj të internetit dhe në Instagram, duke e quajtur Reum “shpirtin e saj binjak”. “Kur të gjeni shpirtin tuaj binjak, ju vetëm që do ta kuptoni, por edhe do e ndjeni “, mbishkroi Hilton fotot e fejesës. “Dashuria ime dhe unë jemi lidhur bashkë që nga takimi ynë i parë, dhe për ditëlindjen time, ai organizoi një udhëtim të veçantë në parajsën tropikale. Ndërsa ecnim për darkë përgjatë plazhit, Carter na çoi në një kabanë të zbukuruar me lule dhe u ul në një gju. Unë thashë po, po përgjithmonë. Nuk ka asnjë njeri tjetër me të cilin do të preferoja të qëndroja përgjithmonë”.
Në fotot e propozimit Paris shfaqej e veshur me një fustan të bardhë dhe mbante një kurorë e doreza me gurë.