Arjan Konomi është përplasur disa herë në studio me opinionistët e tjerë të “Për’puthen Prime”, Fatma Haxhialiu dhe Meridian Ramçaj. Ky i fundit debatoi ashpër me Arjanin disa javë më parë, pasi akuzoi Ledjanën se ka lidhje jashtë programit dhe nuk e pohon. Konomi nuk i pranoi akuzat e ish-banorit të Big Brother dhe po ashtu as Ledjana. Nga ana tjetër Fatma Haxhialiu bëri një postim të gjatë në rrjete sociale disa ditë më parë kundër Arjan Konomit. Ky i fundit ju tha djemve gjatë njërës prej puntatave të programit se duhet t’u bëjnë më shumë komplimente vajzave, sepse kjo është një mënyrë për t’i bërë për vete. “Nuk dëgjova një djalë t’i thotë një vajze më pëlqejnë këmbët e tua, flokët e tua, fund-shpina jote se atë shohin djemtë. Pra të mikloni”, tha Arjani.

Kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë nga Fatma, që e cilësoi si shumë s eks iste, pasi sipas saj vajzat nuk janë lodra s ek si për t’ju thënë fjalë të tilla. “Gjuha seksiste në këtë emision është tokstike dhe e neveritshme! Të komplimentosh të pasmet, shalët, gjoksin e një vajze dhe jo karakterin e saj nuk është vlerësim meqënëse ra fjala… dhe sa gjynah që Shqipëria është ende në këtë derexhe mentaliteti. Meqënëse ra fjala, kjo quhet ‘catcalling’ në botë dhe ha gjoba të mira kur i bën në rrugë, lëre pastaj t’i promovosh në ekran. Gratë dhe vajzat nuk janë lodra se ks u ale, as kukulla me kurdisje dhe kanë ca gjëra më shumë për të ofruar veç trupit!”, shkroi Fatma në një postim.

Ndërkohë ditën e sotme Arjani i ka hedhur një thumb Fatmës,, por edhe opinionistëve të tjerë të programit. Ai ka publikuar një foto nga ambientet e “Top Channel” dhe përkrah ka shkruar: “Për opinionistë nuk ka rënë inflacioni, por flama”. Ndërkohë nga ana e Fatmës dhe Meridianit nuk ka pasur ende asnjë reagim pas këtij komenti të Arjanit.