Pak ditë më parë Eneda Tarifa konfirmoi largimin nga “Portokalli”. Ajo shkroi se u çmall me emisionin, duke i lënë tashmë rrugën hapur projekteve të saj të reja. Te dashurit e mi, miq real e virtual. Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale ?.
Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend. Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti…Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Love you all ?
Aludimet për largimin e Enedës, por edhe të Salsano Rrapit, nisën pasi “Top Channel” publikoi një promo të re për emisionin. Në të thuhej se ka vende të lira për aktorë dhe moderatorë të rinj. “Portokalli?, tempulli i humorit shqiptar, në prag të fillimit të sezonit të ri shpall audicionet për aktorë, moderatorë, tekstshkrues! Të interesuarit mund të paraqiten në Top Channel çdo ditë, në orën 10:00 duke filluar nga data 12 Shkurt.”- shkruhet në njoftim.
Ndërkohë duket se në program do të ketë ndryshime rrënjësore. “News31” ka mësuar se në sezonin e ri, regjisor i spektaklit të humorit do të jetë Bledi Laço, duke zënë vendin e Indrit Cobanit. Ndërsa drejtues artistik i “Portokalli” do të jetë Filip Çakulli. Tashmë na mbetet të presim dhe të shohim se çfarë do të sjellin sezonin e ardhshëm dyshja Çakulli-Laço.