Eusebio Di Francesco është shkarkuar nga pozita e trajnerit te ekipi i Serie A, Cagliari. Klubi ishullor njoftoi shkarkimin e 51-vjeçarit dhe të ndihmësve të tij, për shkak të rezultateve të dobëta.

Detyrën e lënë nga Di Franvesco do ta marrë Leonardo Semplici, i cili ka zyrtarizuar “divorcin” me SPAL. Cagliari ka bërë gjithashtu ndryshime në stafin drejtues, teksa ka emëruar drejtor sportiv Stefano Capozuccan.