Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes vijojnë të jenë pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, pas evakuimit të familjeve të rrezikuara, shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet më në nevojë, Rezervat e Shtetit vijuan dorëzimin e 35 tonë koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç

“Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes vijojnë të jenë pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Nën Shkodrës. Pas evakuimit të familjeve të rrezikuara, sigurimit të lëvizjes me mjetet e larta dhe lundruese të FA, shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet më në nevojë, Rezervat e Shtetit vijuan dorëzimin e 35 tonë koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç”, tha Peleshi.