Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, është i zemëruar me Angel Di Marian, që shprehur dëshirën që ta ketë Leo Messin te Paris Saint Germain, që sipas tij, është realizueshme. Leo deshi të largohet verën e kaluar nga Barcelona, por ish presidenti, Josep Bartomeu, bllokoi gjithçka, duke e mbajtur Messin në ‘Camp Nou’ të paktën edhe për një sezon.

Atij do t’i skadojë kontrata në verë dhe ka zëra se largimi është i pashmangshëm, me Manchester Cityn dhe Paris Saint Germainin që interesohen më së shumti për 33-vjeçarin. “Është e befasueshme që një lojtar i një ekipi tjetër flet kështu. Duhet të pyetet pse. E shoh Leon të përkushtuar më shumë se kurrë”, tha Pique.