I kënaqur nga fitorja në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndaj Interit, trajneri i Juves, Andrea Pirlo, shpjegoi se kthesa e skuadrës së tij erdhi me suksesin në Superkupën e Italisë, ndaj Napolit. Triumfi 2-1 në shtëpinë e Interit i afron ata edhe më shumë drejt finales së Kupës së Italisë, por Pirlo thotë se asgjë s’ka mbaruar.

“Ajo humbje në kampionat, në derbin e Italisë, ishte një hap bosh. Nga ai moment u rigrupuam dhe erdhën fitore të tjera”, tha Pirlo. “Sonte ishte raundi i parë, nuk kemi bërë gjithçka akoma, prisni javën e ardhshme”. “Kjo fitore gjithashtu na lejon të përmirësohemi nga pikëpamja e ndërgjegjësimit të ekipit për forcën që kemi. E dimë që nëse jemi të përqendruar, të gjitha skuadrat e kanë shumë të vështirë ndaj nesh”.