Nga Alfred Peza/
Aftësia e Lulzim Bashës për të bërë veprimet më të thjeshta aritmetike, ka gajasur shumë njerëz në këtë vend, duke e shndërruar atë në prodhuesin më të madh të memeve. Nuk është thjeshtë më e famshmja e tij ajo ku 7×7 bëjnë 42, por edhe plot të tjera, që si për dreq sa më shumë që shtyjnë kandidatin e opozitës për Kryeministër që të ruhet, aq më shumë lapsuse të tilla prodhon pa u ndalur.
Derisa ka mbërritëm tek kryevepra e tij, e bërë publike ditët e fundit, në formën e programit ekonomik të PD dhe qeverisë së tij të ardhshme. Një program që vërteton, se Luli jo vetëm që nuk i ka vërtetë mirë marrëdhëniet me aritmetikën elementare, por se ai është një simbol i papërsëritshëm.
Për ta vërtetuar këtë, le të marim disa nga elementët e këtij programi, për të dëshmuar se çfarë katastrofe do ti ndodhte Shqipërisë nëse Lulzim Bashës do ti vinte radha për ta zbatuar atë në praktikë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Duke qenë se opozita thotë se me ta fitojnë të gjithë, le ta shohim se çfarë i ndodh çdo shqiptari, konkretisht:
1.- Një qytetar me të ardhura 35 mijë lekë/muaj, sot tatohet 1% përmes taksës progresive të qeverisë Rama. Ndërsa me taksën e sheshtë Basha prej 9%, i rritet tatimi me 31 mijë lekë më shumë në vit. Pra nga 12, ai do të çojë nesër në shtëpi vetëm 11 paga, pra 1 më pak se sot.
Kush përfiton nga kjo? Vetëm ato që kanë të ardhura të larta. Nëse e ke pagën 200- 300 mijë lekë në muaj, aktualisht paguan 13.6% taksë progresive, ndërsa me taksën e sheshtë, tatimi i ulet me 1850 USD/ vit. Pra me taksën Rama kush fiton më shumë, paguan më shumë. Ndërsa me atë Basha, ku fiton më pak, taksohet më shumë.
2.- Premtimi tjetër i Bashës është se do të uli tatimin mbi të ardhurat e kompanive nga 15% në 9%. Po kush përfiton nga kjo? Vetëm 10 mijë binzeset e mëdha, të cilat do të përfitojnë në kurriz të 100 mijë bizneseve të vogla. Ndërsa sot me taksën progresive Rama, kompanitë më të mëdha, taksohen 460% më shumë se në vitin 2013.
3.- Lulzim Basha që pas këndimit të himnit të flamurit ngjiret kundër “oligrakëve”, në fakt me programin e tij ekonomik, thjeshtë sa i favorizon ato. Me vendosjen e tatimit 0.5% të xhiros për bizneset e vogla, do ti ngarkojë ato me 20 milionë dollarë taksa në kurriz. Ndërkohë që 100 mijë bizneset e vogla sot, me sistemin e qeverisë Rama, paguajnë ZERO taksa!
4.- Basha premtoi fillimisht dyfishimin e të ardhurave për çdo shqiptar, brenda një mandati. Më pas e korigjuan dhe thanë se kjo do ndodhë brenda 2030. Por as e para dhe as e dyta nuk janë të mundura.
Shqipëria ka të ardhura 5 300 USD për frymë/vit, e për të arritur në 10 600 USD/vit, duhet një rritje ekonomike prej rreth 30% në çdo vit të një mandati qeverisës. Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit. Nëse do realizohej për 9 vjet, do duhej një rritje ekonomike 10% çdo vit, gjë që është gjithashtu një utopi e pandodhur asnjëherë dhe e pandodhëshme në Shqipëri.
5.- Në planin ekonomik të PD u tha se do të hapen 110 mijë vende të reja pune. Pyetje: Pse jo 100 mijë apo 300 mijë?! Shqipëria sot ka 1.26 milionë të punësuar dhe 165 mijë të papunë, nga të cilët vetëm 74 mijë kërkojnë punë. Çdo i bëjë Basha ato 36 mijë vendet e tjera të punës që do hapkërka kot më kot?!
6.- Bonusi për beben që premton Basha është e njëjta me atë që aplikon sot qeveria Rama, me ndryshimin se nuk do ua japi njëherësh paratë në dorë, por muaj për muaj. Gabimi është se PD thotë se nga ky program përfitojnë 30 mijë familje, kur në realitet brenda 5 vitesh, përfitojnë 150 mijë familje. Prapë 7×7 po 42 i del Lulit të shkretë!
7.- Plani ekonomik i PD thotë se do mbështesi me tarifa studimi 90% të studentëve. Pyetja që shtrohet është: Po me ata dhjetra mijëra studentë që e kanë sot tarifën zero, çdo bëhet?!
8.- Basha thotë se do shuqizojë “shumicën e taksave vendore e kombëtare”. Bukur shumë me llafe, po ku do i gjejë pas kësaj paratë qeveria e tij, për të mbajtur këto premtime bombastike që po bën sot?
9.- Opozita angazhohet se do ta zhduki “varfërinë esktreme”. Kur këtë nuk e ka arritur ende SHBA, Gjermania, Britania apo Franca, si do ta realizojë Shqipëria?!
10.- Bla, bla, bla…
Ngado që ta rrotullosh programi ekonomik i PD nuk është gjë tjetër, veçse një libër premtimesh pa vlerë i autorit Lulzim Basha, që meriton veç titullin: “7×7 bëjnë 42”!