Drejtuesi Politik i Partisë̈ Socialiste Taulant Balla ka vizatuar sot nga afër një familje që dikur ka qenë mbështetëse e Partisë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se Osmani edhe pse ka qenë dikur një mbështetës i PD që kur kjo parti u krijua me 25 prill nuk do të votojë për Lulin, por do të votojë për PS dhe Edi Ramën.
Gjithashtu, Osmani nga Elbasani ka dhe një mesazh për ish-demokratët e tjerë: “Po ia dhe votën Lulit, do marrësh në ofertë Ilirin dhe Monikën, Nardin dhe Mediun, Gon Dukën dhe Dash Shehun, Shpëtim Idrizin dhe Vangjel Dulen. Ku është PD këtu?!”
“Osmani ka qenë dikur një mbështetës i PD kur kjo parti u krijua. Por ai nuk do të votojë për Lulin më 25 Prill. Ai do të votojë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Ka dhe një mesazh për ish-demokratët e tjerë: “po ia dhe votën Lulit, do marrësh në ofertë Ilirin dhe Monikën, Nardin dhe Mediun, Gon Dukën dhe Dash Shehun, Shpëtim Idrizin dhe Vangjel Dulen. Ku është PD këtu?!”, shkruan Balla./