Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, nuk e ka nisur mirë aventurën mirë me francezët. Ai po vuan jo pak në krye të kampionëve dhe humbja me Lorientin 3-2 e vuri në pah diçka të tillë.
Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve që të marrin Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madridit nuk po rinovon me spanjollët, prandaj pritet të largohet në verë.
Afrimi i 34-vjeçarit do të ishte lëvizje e goditur, pasi futbollisti i njohur nuk ka kontratë. Ramos është i zhgënjyer nga presidenti Florentino Perez që nuk e ka thirrur për të rinovuar dhe duket se nuk do i rezistojë ofertës së PSG.