Temperaturat kanë shënuar ngritje të ndejshme në shumë pjesë të Evropës pas disa ditëve dhe javëve dimërore që i përjetojë Kontinenti i vjetër. Temperaturat kanë shënuar ngritje po thuajse në tërë Evropën perëndimore, pjesë të Evropës qendore dhe Gadishullin Ballkanik. Për momentin acar ka vetëm në Evropën lindore, Rusi, Skandinavi dhe Turqi.

Temperaturat ditore do të shënojnë ngritje të mëtutjeshme në Evropë dhe tek ne ditëve të ardhshme duke shënuar ardhjen e hershme të pranverës, megjithatë gjatë muajit muajit Mars mund të kemi rikthim të kushteve dimërore, por kjo mbetet ende për tu parë. Këto temperatura pranverore që priten kaq herët mund të kenë pasoja në zgjimin e hershëm të vegjetacionit dhe pastaj gjatë muajit Mars të kemi fronte të ftohta polare, por të shpresojmë të kalojnë pa dëme.