Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka kritikuar programin e PD-së me të cilën pritet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai e ka cilësuar si një version i përmirësuar i programit të Sudes të disa viteve më parë.
“Defiçiti i skemës së pensioneve, të rrëzohet dhe të shkojë gati në 800 mln dollarë baraz me kontributet dhe do të thotë që 650 mijë qytetarë pensionistë të rrezikojnë të ngelen pa pension. Këtu nuk po llogaris rritjen hipotetike gënjeshtare që rrëzon reformën me minimalisht me 5%. Është një program tallëse. E mbani mend parrullën ‘Me ne fitojnë të gjithë’ të PD-së dhe përfunduan tek Sudja. Është e njëjta gjë, me ne fiton Shqipëria. Programi tregon që me ta, Shqipëria do falimentonte që në vitin e dytë. Dua tju kujtoj, e keni parë se çfarë thonë, do sigurojmë tekste falas për nxënësit deri në klasën e 9-të. Pastaj dikush konfuzohet dhe thonë deri në fund të gjimnazit. Ne kemi 2 vjet që paguajmë libra. Është serioze kjo që vjen një parti politike me demek ka menduar një vit e gjysmë për programin dhe vjen dhe sjell programin e Sudes. Është varianti i përmirësuar i Sudes që ‘Me ne fitojnë të gjithë, por më pas të gjithë shkojnë në greminë” – tha Ahmetaj.