Il Corriere dello Sport dhe La Gazzetta dello Sport kanë shpjeguar pse Milani ka larguar nga lista për UEFA Europa Ligë, Jens Petter Hauge për t’i bërë vend Soualiho Meite dhe Rade Krunic 21 vjeçari ka shënuar pesë gola në pesë paraqitje në Europa Ligë në pjesën e parë të sezonit, por është larguar nga lista nga kuqezinjtë për pjesën e dytë të sezonit.

Prurjet e reja, Meite, Mario Mandzukic dhe Fikayo Tomori janë futur në listë. Sipas Il Corriere dello Sport, Stefano Pioli mendon që Ante Rebic, Rafael Leao dhe Mario Mandzukic janë të mjaftueshëm për të luajtur në s ulm. Situata është ndryshe në mesfushë ku janë Meite dhe Rade Krunic që mund të luajnë si dy mesfushorë bashkë me Sandro Tonali, Franck Kessié apo Ismael Bennacer.

La Gazzetta dello Sport raporton që Pioli dëshiron më shumë opsione në mesfushë dhe kjo është arsyeja që e ka bindur trajnerin e Milanit që ta largojë nga lista e lojtarëve Hauge. 21 vjeçari është në listën e Serie A dhe do të mund të luajë në ndeshje të ligës.