Kontrata e Lionel Messi me Barcelonën po shkon drejt fundit dhe Paris Saint-Germain janë të vendosur për ta transferuar atë dhe klubi francez është në pozitën më të mirë për të siguruar nënshkrimin me argjentinasin pasi që Neymar pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez. Messi dhe Neymar kanë marrëdhënie shumë të mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushe dhe thashethemet tonë se ylli i Barcelonës dëshiron që të luajë përsëri me ish sulmuesin e Santosit.
Marcelo Bechler, një gazetar i njohur, ka shkruar një informacion në TNT Sports Brasil që gjithçka ka përfunduar dhe Neymar do ta zgjat kontratën e tij me skuadrën nga Parc des Princes. Kontrata e re do të bëjë që ai ta vazhdojë qëndrimin e tij në Francë deri në qershorin e 2026 dhe ajo mund të konfirmohen këtë javë. Neymar ishte përpjekur që të kthehet në Camp Nou në verën e vitit 2019, megjithatë kjo përpjekje e tij ishte e pasuksesshme dhe ai tanimë është bindur që të rrijë në klubin parisien.
“Jam shumë i lumtur në PSG për momentin”, kishte thënë në fund të janarit në një intervistë për telefoot Neymar. “Gjërat kanë ndryshuar shumë, dëshiroj të vazhdoj me Parisin edhe sezonin tjetër dhe shpresoj që edhe Kylian Mbappe ta bëj të njëjtën. Kjo është që e duan tifozët e PSG-së”.
Neymar po ashtu ka konfirmuar që ai shpreson të luajë përsëri me Messi dhe duket se PSG është duke punuar shumë që kjo gjë të ndodh në verë. Hapi i parë është sigurimi i të ardhmes së Neymar, e cila gjë në thelb është e përfunduar dhe tani ata do ta përdorin këtë gjë për ta bindur Messi se ata janë klubi i duhur për të, një gjë që do të bëj që ai të largohet përfundimisht nga Barcelona.