Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet që po kryhen në zonën e Kullës në Sukth ku po ndërtohen banesat e reja për qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rama tha se për pak ditë përfundon ndërtimi i 43 banesave individuale për familjet. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se për 7 ditë, banorët e kësaj zone do të hyjnë në banesat e tyre të reja.
Batuta mes kryeministrit dhe banorëve. Rama: Duhet të rregulloni dhe oborrin tani. Banori: Avash, avash. Rama: Shpejt e shpejt, jo avash avash. Bëni oborrin se me gjithë këto shtëpi të bukura ju duhet.