Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i lumtur që lojtarët e tij ua mbyllën gojën kritikëve dhe e shmangën një lëshim tjetër, duke fituar 2:0 kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve. Kjo ishte fitorja e parë e të kuqve pas tri humbjeve radhazi dhe bënë që ata të jenë me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë përparësisë së dy golave si mysafirë.
Liverpooli i kishte humbur pesë prej shtatë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke i pranuar 14 gola gjatë kësaj kohe, duke nxitur thashetheme se Klopp do të jepte dorëheqje. Klopp u shpreh i lumtur pas ndeshjes, duke i lartësuar lojtarëve e vet për fitoren. “Luajtëm shumë mirë dhe e merituam fitoren, por është vetëm ndeshja e parë. Shumë njerëz prisnin që ne të bëmë tjetër lëshim dhe sonte nuk e bëmë. Jam shumë i lumtur”, tha Klopp.