Granit Xhaka është i dëshpëruar me humbjen e Arsenalit në Premierligë. “Topçinjtë” u mposhtë 2-1 nga Wolves me dy lojtarë lojtarë më pak në fushë, David Luiz dhe portieri Leno u përjashtuan nga loja. Natyrisht kjo ishte e papritur për Arsenalin që e nisi më mirë ndeshjen dhe vinte pas disa rezultateve pozitive.

Xhaka beson se “Topçinjtë” merituam më shumë nga ndeshja e mbrëmshme. “Jam i dëshpëruar. Nuk e merituam këtë”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale. Me këtë humbje, Arsenali tashmë pozicionohet në vendin e 10-të me 31 pikë pas 22 xhirove.