Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla ishte sot në Peqin, ku pa nga afër situatën e krijuar në fshatin Shezë, ku si pasojë e reshjeve të shumta është dëmtuar rruga.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se skuadra e inxhinierëve ka gati projektin e një ndërhyrje në të dy pikat e dëmtuara.

Postimi i plotë: Shezë, Peqin – Reshjet e shumta dhe erozioni kanë dëmtuar rrugën e Shezës në Peqin. Skuadra e inxhinierëve ka gati projektin e një ndërhyrje në të dy pikat e dëmtuara. #punëjogjumë?