Albatros Rexhaj dhe Françeska Çoniku treguan në “Abc e Pasdites” raportin që kanë me rrjetet sociale dhe si reagojnë kur komentet janë jo të mira tek postimet e tyre. Gjatë bisedës, Ermali ndalet tek pamja e jashtme e Françeskës, të cilës i bie në sy nishani. Për këtë të fundit ajo është komentuar në rrjetet sociale dhe para disa kohësh reagoi përmes një postimi në social media.
“A është ky një moment kur njerëzit kërkojnë shumë dhe ti thua pse duan të dijnë gjithçka”?, e pyet Ermali.
“Nishani është diçka e dukshme dhe nuk ka nevojë për sqarime apo që unë ti japë llogari dikujt. Nuk ka nevojë të pyesësh e mbulon apo s’e mbulon sepse është diçka që më përket mua, nuk e kam kompleks dhe nuk më bezdis. Më thënë të drejtën kam marrë më shumë mbështetje sesa sharje”.
Modelja ndër të tjera shtoi se kur poston foto më pak të veshura të parët që komentojnë janë meshkujt.
“Tek fotot që jam më pak e veshur meshkujt janë të parët që I japin like ose komentojnë”.
Ndërkohë shkrimtari Albatros Rexhaj tha se nuk duhet të replikojmë me ata që ofendojnë apo bëjnë komentet negative. Sipas tij, më e mira është që t’i shmnagësh dhe të pranosh që kur je personazh publik ky është çmimi.
“Unë si natyrë jam njeri pak agr esiv, gjakn xehtë dhe e vemtja gjë se si unë i iki këtyre gjerëva është duke i bërë bllok direkt ose nuk i lexoj fare. Nëse i lexoj dhe merrem me to, unë filloj mendoj shumë dhe… ne jemi popull i vogël dhe gjendemi shumë lehtë. Në fillim nuk e kuptoja urre jtjen e tyre, dhe fillova t’i ndaloja në rrugë duke i thënë “ok unë jam këtu tash hajd sqarohemi”. Kam kuptuar që nuk rrugëdalje sepse ky është çmimi që duhet paguar”.