Shefi Ekzekutiv i Premier League, Richard Masters ka folur së fundmi rreth ndeshjeve pa tifozë dhe rikthimit të tyre në stadiume. Futbolli pa publik nuk ofron shumë emocione, teksa zyrtari anglez ka një lajm të mirë për ta.
“Sikur po mësohemi të shikojmë ndeshjet nga TV dhe pa tifozë në stadium, por nuk dua që një gjë e tillë të zgjasë gjatë. Shpresoj të marrë fund kjo situatë dhe të rikthejmë tifozët në shkallë sa më shpejt të jetë e mundur.
Jam besimplotë që sezonin e ardhshëm do e nisim me tifozë. Askush nuk mund ta thotë me siguri një gjë të tillë, por nuk e kemi humbur shpresën për të parë një pjesë të tyre në stadium që këtë sezon“, thekson Masters.