Ronela ka treguar anën tjetër që fshihet pas fotove perfekte në Instagram. Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka treguar se viti i kaluar ka qenë shumë i keq për të dhe se ka qenë shumë të pakta momentet kur është ndjerë vërtetë e lumtur.
Ka qenë muzika që i ka dhënë forcë për të përballuar çdo gjë. “E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale… Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt.
Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqëndruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bënë çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”, shkruan Ronela.