Segmenti rrugor Rrëshen-Urakë vijon të jetë një aks rrugor problematik dhe kjo për shkak se rruga ende nuk është marr nën dorëzim dhe dosja e saj është dërguar në prokurori. Ndërtimi i kësaj rruge që është pjesë e aksit Rrëshen-Burrel nisi në korrik të 2012 për tu inauguruar për fushatë në maj të 2013 nga Partia Demokratike që ishte në pushtet.

Rehabilitimi i këtij segmenti rrugor është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me projekt të hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kjo rrugë u financua me fonde te Qeverisë Shqiptare, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Europiane të Investimeve në shumën prej 1.3 te reja miliard lekësh. Por vetëm dy vite e gjysëm pas rikonstruksionit të saj, rruga që parashikohej t’u vinte në ndihmë banorëve të zonës duket se ka “ngelur në rrugë” pasi gjendja e saj është rënduar shumë. Punimet e dobëta që janë kryer në të, e kanë kthyer në mjaft vende thuajse në të pakalueshme. Gropa të mëdha, që zënë më shumë se hapësirën e një korsie, por edhe shembjet që janë bërë në mjaft pjesë të saj, e kanë kthyer këtë aks rrugor në të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.

Burime për tirananevvs. al bëjnë të ditur se pas tetë vitesh kjo rrugë nuk është marrë ende në dorëzim dhe se është dërguar në prokurori. Ndërkaq bëhet e ditur se informacion mbi gjendjen e saj dhe mriëmbajtjes, si dhe afatin e garancisë së kësaj rruge ka kërkuar dhe vetë bashkia e Matit. Edhe pse pushteti vendor ka ndërhyrë herë pas here, gjendja mbetet problematike.