Deputetja Rudina Hajdari ka ndarë një lajm të hidhur ditën e sotme. Hajdari njofton se është ndarë nga jeta mësuesi i njohur Xhemal Çera, i cili ka zënë gjithmonë një vend të rëndësishëm në familjen e saj. Hajdari shkruan se asnjëherë nuk ia ka shprehur mjaftueshëm mirënjohjen që djali i tij Besimi, dha jetën për të mbrojtur babain e saj, ditën e ekzekutimit përpara selisë së PD. “Më pikëlloi sot lajmi i humbjes së Xhemal Çerës, një prej njerëzve më të ditur e patriot që kam njohur.
Xhemali ka qenë mësues dhe me mençurinë e dijen e tij, me patriotizmin e idealizmin që karakterizon gjithë familjen Çera brez mbas brezi, ka edukuar shumë të rinj të cilët ende sot e kujtojnë me respekt. Familjes Çera nuk do di kurrë t’ia shpreh mjaftueshëm mirënjohjen për sakrificën e tyre në shërbim të kauzës së babit tim. Besimi, djali i Xhemalit, dha jetën duke u munduar të mbronte tim atë e familja e tij gjithnjë tregoi krenari për gjestin e tij. U prehsh në paqe i dashur Xhemal! Faleminderit për gjithçka!”, shkruan Rudina Hajdari.