I deleguari i socialistëve në njësinë administrative Farkë është Sadi Vorpsi. Në një intervistë për Fax News, Vorpsi shpjegoi mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore në kohë pandemie, investimet që do të bëhen në Farkë, ku edhe është drejtuesi politik në këtë njësi administrative dhe përballjen me kundërshtarin e tij politik Aldo Bumçi.
Ky i fundit ende nuk është prezantuar në zonë. “Respektoj kundërshtarin politik, por ka mbi 3 muaj që Partia Socialiste dhe unë personalisht jemi në terren. Ndërkohë që Aldo Bumçi ende nuk është prezantuar në njësinë administrative ku e kanë caktuar. Llogaritë bëjini vetë…” – tha Vorpsi.
Ai u shpreh se banorët e Farkës janë tepër të interesuar pasi Qeveria ka investuar gjerë në këtë zonë. “Unë kam zgjedhur të zhvilloj takime individuale derë më derë pasi këtë formë na e dikton pandemia. Por kjo ka rezultuar efektive për të mbledhur problematikat e komunitetit dhe për të marrë besimin e qytetarëve” – tha deputeti socialist Vorpsi