Bukuroshja që i rrë mbeu zemrën princit modern të “Love Story-t” është Meri Murrizi. Saimiri e dha vendimin mbrëmjen e djeshme duke i shprehur ndjenjat Merit e duke e përzgjedhur atë fituese.


Mbrëmjen e sotme çifti kanë dalë së bashku, duke kaluar natën e parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, që pas mbarimit të spektaklit.

“Natën e mirë nga ne”, shkruan Saimiri në postimin e tij të fundit në Instastory.

Ndërsa Meri me një postim në Instagram u shpreh sot se nuk e priste që të arrinte deri këtu. “Kur nisa kete rrugetim te njohjes me ty ne Love Story, nuk e mendoja se perfundimi do ishim une dhe ti! Mbase ishte e destinuar te njiheshim ne kete menyre dhe ndoshta fati ka rezervuar dicka te bukur per ne te dy! Ende me duket sikur jam ne enderr! Mendoj qe eshte nje nder gjerat me te bukura qe ndjenjat tona u bashkuan ne kete menyre”, shkruan Meri.