Sipas astrologëve, këto shenja të horoskopit e kanë të pamundur të jetojnë bashkë.
Luani dhe Akrepi
Të dy këto shenja janë të apasionuara nga natyra, janë të dyja personalitete shumë të forta. Luani është pak egoist nga natyra dhe Akrepi kupton se me dashurinë e vet nuk e ndryshon dot. Të dy konfrontohen me njëri-tjetrin, në vend që të zgjidhin këtë konflikt.
Bricjapi dhe Dashi
Të dy këto shenja janë shumë ambicioze dhe të orientuara drejt objektivave, çka është dhe arsyeja që i tërheq drejt njëra-tjetrës. Megjithatë, Bricjapi është më kalkulues dhe më metodik në qasjet e tij. Nga ana tjetër, Dashi e ka gjithnjë me ngut të realizojë objektivat e veta. Të dy kanë tendencë të marrin vendime të nxituara dhe pa hezituar.