Nga të dhënat zyrtare të INSTAT-it, rezulton se para një dekade u regjistruan 322 v de kje në vit nga aksidentet rrugore. Ndërsa vjet u regjistruan vetëm 181 v d e kje – një ulje prej 44%. Por kur llogaritet vd eksh mëria si raport i vd ekj eve me numrin e automjetevet në qarkullim, ulja është dramatike – plot 68% (shihni grafikun shoqërues).
Krahas shifrave të INSTAT, shifrat janë publikuar edhe nga zv. Ministri Julian Hodaj, i cili mbulon edhe sigurinë rrugore. “Përmirësimet e Kodit Rrugor, kontrollet rigoroze për vendosjen e rripit të sigurisë e përdorimin e alkoolit, përmirësimi i rrugëve dhe sinjalistikës rrugore, si dhe kufizimi i aksesit të kalimtarëve dhe çiklistëve në rrugët kombëtare, janë elementët kryesorë që kanë shpëtuar jetë njerëzish”- shkruan Hodaj.
? Rrugët ende marrin jetë njerëzish, nëse nuk bëhet kujdes dhe përdoren pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit,…
Posted by Julian Hodaj on Wednesday, 10 February 2021