Sipas raporteve më të fundit nga “Il Corriere dello Sport”, thuhet se BC Partners i kanë dhënë kohë pronarëve aktual të Interit Suning Group deri më 31 mars për të arritur një marrëveshje mbi shumicën e aksioneve në Inter. Raportet e mëparshme në Itali kanë pohuar se Suning refuzoi një ofertë prej 750 milionë eurove nga BC Partners për të blerë shumicën e aksioneve të klubit. Por negociatat vazhdojnë dhe fondi thuhet se i ka dhënë Suning afat deri në fund të Marsit për të vendosur përfundimisht rreth kësaj çështjeje, përcjell KosovaPress.

Gazeta zbulon se nuk është rastësi që fondi i ka dhënë Suning këtë afat specifik për të vendosur mbi transferimin e mundshëm të aksioneve. Afati është caktuar më 31 mars për shkak të kushteve të detyrueshme për të marrë pjesë në Kupat e Evropës dhe për të qenë i azhurnuar me pagesat. Por ky raport pretendon se ka ende një hendek prej 200 milionë eurove ndërmjet propozimit nga BC Partners dhe kërkesës nga Suning.