Nga Adriatik Doçi/ Zbulohen të tjera detaje tron ditëse rreth ab uzimit me detyrën të ish-drejtorit të Patentave për periudhën 2013–2017, Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, dosja e të cili tashmë është në duart e SPAK. Dosja voluminoze bazohet në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku flitet jo vetëm për abuzime me tendera, por edhe për vendosje të automjeteve shtetërore në shërbim të familjarëve të tij.
Madje, duke përdorur edhe prokurorë në gjuhën shqipe dhe angleze, në mënyrë që këto automjete të përdoreshin lehtësisht nga vëllai i tij, Përparim Spahiu, në atë kohë deputet i LSI, për të udhëtuar jashtë vendit. Konkretisht, me autorizimin nr. 5493 prot., datë 07.04.2016 në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, Ylli Spahiu i ka kaluar për përdorim vëllait Përparim Spahiu, mjetin me targë AA001KK, që është në pronësi të DPSHTRR, me firmë të titullarit të institucionit.
Si të mos mjaftonte një makinë, Ylli Spahiu pak ditë më vonë ka bërë një tjetër autorizim, duke i vendosur vëllait të tij deputet dy automjete në dispozicion. Me autorizimin nr.10689 prot., datë 24.06.2016 në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, Ylli Spahiu, i është kaluar për përdorim shtetasit Përparim Spahiu, mjeti me targë AA002NO që është në pronësi të DPSHTRR, me firmë të titullarit të institucionit.
Krahas abuzimit me asetet shtetërore, duke i vendosur makinat e institucionit në dispozicion të familjarëve, SPAK dhe BKH do të hetojnë hyrje-daljet e ish-deputetit të LSI, Përparim Spahiu, destinacionet dhe arsyet e përdorimit. Ndërkohë që, mbetet e paqartë se si një funksionar i lartë publik, i cili aktualisht është dhe kandidat e drejtues i fushatës së LSI për Qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu, arrin që marrë nga vëllai tij makinat shtetërore dhe t’i përdorë ato pa afat, për çështje personale.
Ky është një skan dal i rën dë në radhët e deputetëve shqiptarë, të cilët e kanë të ndaluar të përdorin mjetet shtetërore, aq më tepër të një institucioni tjetër, për udhëtime personale jashtë shtetit. Kushtetuta në nenin 70, ndalon në mënyrë kategorike deputetët që të përfitojnë nga pasuria e shtetit në çdo rrethanë. Ndërkaq, përdorimi i pushtetit për interesa familjare është në kundërshtim flagrant edhe me thelbin e ligjit nr .9367, datë 7.4.2005 për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
Mbetet për t’u parë nëse vijimi i kësaj hullie të hetimeve do të ndryshojë pozitat juridike edhe të Përparim Spahiu, si përfitues i veprimtarisë abuzive të vëllait. Ndërkaq, drejtimi i kryesor i hetimeve të SPAK është fokusuar tek abuzimet e dyshuara me tendera, sipas indicieve të KLSH-së./Shqiptarja.com