Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka zgjedhur sloganin “Shqipëria fiton” për fushatën elektorale të 25 Prillit, e cila ngjan jashtëzakonisht shumë me parrullën që Partia Demokratike e Sali Berishës miratoi në zgjedhjet famëkeqe të 26 majit 1996: “Me ne fitojnë të gjithë ”. Një çerek shekulli ka kaluar por jo për këtë forcë politike e cila, për shkak të ndikimit tragjik që Berisha vazhdon të ushtrojë, nuk është në gjendje të evoluojë në një forcë të re, moderne dhe vërtet evropiane. Kopjimi i të njëjtës parullë 25 vjet më parë në 2021, jo vetëm që tregon mungesën e vizionit dhe imagjinatës politike, por tingëllon si një tallje e historisë.
Zgjedhjet e 26 majit 1996 përfaqësojnë dy nga (shumë) pikat e zeza në historinë e Partisë Demokratike e cila, jo vetëm në ato vite po grabiste kursimet e popullit shqiptar duke autorizuar dhe mbështetur fenomenin e mashtrimeve te firmave piramidale, por masivisht vodhi edhe votat brenda kutisë së votimit, duke marrë një shumicë prej 90% dhe duke fituar 122 deputetë nga 140. Parrulla ” Me ne fitojnë të gjithë ” përmbante jo vetëm mashtrimin financiar por edhe atë elektoral. Një rezultat prej 90% që përbën një provë dërrmuese të manipulimit skandaloz të kryer nga Partia Demokratike. Shumë nga burrat që organizuan dhe u përpoqën të fshihnin ato mashtrime, sot janë akoma në udhëheqjen e PD duke filluar me babanë e çdo të keqe, Sali Berisha, i cili në vend që të heshtë ende i lejon vetes të flasë dhe të japë mësime morale për të gjithë vendin.
Por si me mas akrën e 21 Janarit kur ai u përfshi personalisht, Lulzim Basha nuk është distancuar kurrë nga asnjë prej k ri meve politike të kryera nga Sali Berisha në historinë e tij të gjatë në komandën e PD. Dhe sot ai nuk mund të bëjë sikur nuk e kujton të kaluarën, kur ai vetë e evokon atë me gafën e zgjedhjes së një parulle të mallkuar, duke iu referuar një periudhe të mallkuar në historinë shqiptare.