Partnerja e aktorit të njohur të humorit, Gaz Pajës, ka ndarë sot një lajm të hidhur me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Gjyshi i saj ka ndërruar jetë, ndërsa Ira tregon se ai ishte një person i shtrenjtë për të. Sigurisht që partnerja e aktorit është hidhëruar pamasë për këtë humbje, teksa shkruan krahas fotos me të fjalët që s’ia tha dot para se të ndërronte jetë.
“Gjysh? kaq e trishtuar per ikjen tende! ?Je njeriu me cilesite me te mira qe kam njohur, fisnik, i zgjuar, i dashur…Faleminderit per cdo gje qe ke bere per mua dhe te gjithe! Keshillat e tua do ti kem gjithmone me vete. S’te thashe dot sa krenare jam per nje gjysh si ti…U prefte ne paqe shpriti yt???”- ka shkruar ajo.
Shprehim ngushëllimet tona për këtë humbje! Pas martesës me Gazin, Ira u kthye gjithashtu në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar. Ajo fitoi mijëra ndjekës në Instagram ku ndan herë pas here nga jeta e tyre e përditshme. Cifti është bekuar me një vogëlush, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dard. Megjithatë, ata janë treguar shumë të kujdesshëm dhe mund të numërohen me gishtat e njërës dorë rastet kur e kemi parë portretin e Dardit në rrjete sociale.
View this post on Instagram