20.5 milione vite jetë janë humbur si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën, sipas një studimi të fokusuar në shkallën e mort alitetit të virusit. Kërkuesit analizuan të dhëna nga 1.2 milionë vd ekje të shaktuara nga Covid-19 në 81 vende, ndërsa u fokusuan jo vetëm në numrin e fataliteteve, por edhe sa të parakohshme ishin këto vde kje.

Ata mësuan se, mesatarisht: virusi mori 16 vite nga çdo vd ekje; në vendet më të prekura, vitet e jetëve të humbura ishin mesatarisht 2-9 herë mesatarja e gripit sezonal; burrat humbën 45 për qind më shumë vite sesa gratë;tre të katërtat e viteve të jetës së humbur ishin nga persona nën moshën 75 vjeç, ndërsa një e treta ishin nga vde kjet nën 55 vjeç.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore Nature, thotë se analizimi i viteve të jetës së humbur “është thelbësor për vlerësimin e se sa vite jetë është shkurtuar për popullatat e prekura nga sëmundja.

Kërkuesit, po ashtu nënvizojnë se rezultatet konfirmojnë ndikimin e madh të vdekshmërisë nga COVID-19 mes të moshuarve” janë kambanë alarmi për ndërgjegjësimin në hartimin e politikave që mbrojnë demografitë e prekshme që humbin edhe numrin më të madh të viteve të jetës.