Tabelat në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nuk do të jenë më vetëm në gjuhën maqedonase, por do të jenë të shënuara edhe në shqip, informon Tetovasot. E gjitha kjo në një koordinim mes NP “Rrugët Shtetërore” dhe NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”.
Prej Strumice e Kumanove nga Dojrani në Shtip e Ohër, tashmë këto tabela do të kenë shënime edhe në gjuhën shqipe.
E gjithë kjo veprimtari ka filluar prej sot duke shtrirë terrenin nga Tabanoci dhe deri në Qafë Thanë ndërsa vendimin e ka nënshkruar vetë drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi.
Dje Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut“, Bekim Memeti, deklaroi me këtë rast se te gjitha tabelat do të vendosen në gjuhën shqipe së shpejti.