
Real Madrid mund ta shesë Vinicius Jr. verën e ardhshme. Sipas AS, sulmuesi i madrilenëve duket se do të sakrifikohet për t’i dhënë pak “frymëmarrje” arkave të klubit.
Braziliani nuk po kalon një moment të mirë dhe paraqitjet e tij kanë shkaktuar shpesh pakënaqësi brenda ekipit. Klubi, që e ka marrë në 2018-ën nga Flamengo, mund ta shesë për një shifër të përafërt me 40 milionë euro. Vinicius ka luajtur 17 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 2 gola.