Apple prezantoi iPhone 12 Mini vitin e kaluar, duke shpresuar të tërheqë përdoruesit që pëlqejnë telefonat me ekrane të vegjël. Sidoqoftë, prodhimi i këtij modeli mund të ndalet për shkak të shitjeve të dobëta.
William Young, një analist në JP Morgan, kohët e fundit tha se Apple mund të zvogëlojë prodhimin e iPhone 12 Mini në tremujorin e parë të vitit 2021, dhe në tremujorin e dytë është e mundur që ajo të ndalojë prodhimin plotësisht, raporton portalin Next Web.
Nga ana tjetër, Yang beson se prodhimi i modeleve iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max do të rritet në gjysmën e parë të këtij viti. Në raportin e ndërmarrjes analitike CIRP për periudhën tetor-nëntor 2020, iPhone 12 Mini përbënte vetëm 6% të shitjeve totale që Apple bëri. Sidoqoftë, kjo nuk është aq e rëndësishme, sepse ajo u bë e disponueshme për shitje vetëm në nëntor.
Apple tashmë ka një telefon “të vogël”, pra një version kompakt, në formën e modelit iPhone SE. Edhe nëse shohim katër modele iPhone 13 këtë vit, versioni “Mini” ndoshta do të pushojë për të paktën disa vjet.