Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon mbi gjendjen e akseve kombëtare në kushtet e motit me temperatura të ulëta dhe rekomandon që në disa akse qarkullimi i mjeteve të bëhet me zinxhirë. Sipas ARRSH-së, në të gjithë territorin reshjet e dëborës kanë pushuar, por temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. Sipas ARRSH-së, në rajonin verior qarkullohet pjesërisht me zinxhirë: Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë. “Në rajonin qendror :Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri: Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

Ndërsa në rajonin jugor, akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet duhet të pajisen me goma dimri. “Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë”, njofton ARRSH.