Thiago Silva në verë la Paris Saint Germain pas 8 sezonesh për t’u transferuar te Chelsea në Premier League. Aktualisht mbrojtësi brazilian tashmë 36-vjeçar është i lumtur te Blutë e Londrës, por në një intervistë Thiago është rikthyer të flasë për PSG-në dhe rinovimin e mundshëm të kontratës me kampionët e Francës, duke zbuluar se drejtuesit e PSG-ë e trajtuan shumë keq si atë ashtu edhe Edinson Cavanin duke mos u bërë asnjë ofertë për zgjatjen e bashkëpunimit.
“PSG nuk më ofroi asgjë. Ata nuk më thanë as: Thiago, a pranon të luash me ne me 1 euro? Absolutisht asgjë. Unë meritoja më shumë respekt. E njëjta gjë ndodhi edhe me Edinson Cavanin“, deklaroi ish-kapiteni i PSG-së. Silva ka bërë 315 paraqitje me fanellën e Parisit, ka shënuar 17 gola.