Ish kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu, nuk rresht së akuzuari Lulzim Bashën dhe opozitën shqiptare si të paaftë për ngritur kauza dhe për të fituar përballë Edi Ramës. Ndërkohë që entuziasmin e demokratëve për fitoren e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit në Kosovë, ka vendosur ta përcjellë me një ironi the rëse.

Duke qenë se shumë demokratë janë shfaqur të gëzuar për këtë fitore, Spahiu ka bërë thirrje ndaj tyre, që të votojnë VV në 25 prill, sa kohë PD bën koalicion me PBDNJ, e Vangjel Dule.

“Bravoooo! U bëj thirrje të gjithë demokratëve në Shqipëri që festojnë dhe e duan kaq shumë Albinin apo Vetëvendosjen: Votoni VV më 25 prill! Fundja PD është në koalicion me partinë greke”, shkruan me ironi Kreshnik Spahiu në rrjetin social!