Shqipja ka vendosur t’i kthejë përgjigje pyetjeve të fansave në Instagram dhe shumica prej tyre e kanë su lmuar për faktin që ka ndryshuar deklaratat që ka thënë më parë.
“Ti sikur nuk do shkelje më në “Përputhen”. Por nejse fallco janë të gjithë”, i shkruan një ndjekës. ”Unë kam thënë që nuk do shkelja në Përputhen si konkurrente jo se nuk do shkel për të dhënë opinionin tim. Çfarë i keni këto o njerëz, se latë nam”, përgjigjet Shqipja.
Një tjetër e pyet për Anën: “Deri dje e ofendove Anën, tani bën si shoqe?” “Nëse na shihni bashkë do të thotë që na lidh puna, jo se jemi bërë shoqe të ngushta. Kemi lënë mënjanë mëritë e emisionit dhe po vazhdojmë një jetë normale”, ia kthen Shqipja.
Ajo tregon se me Olsën, autoren e “Përputhen”, i ka sqaruar mosmarrëveshje. “Unë nuk kam qenë kurrë e zënë me Olsën, thjesht nuk i kam hapur telefonin sepse mu kundërvunë drejt saj. Në janar ne folëm, pimë një kafe dhe sqaruam çdo gjë”, shprehet Shqipja.
Sa i përket Teas, ajo tregon: “Mendoj që nëse pranohen të vërtetat si janë dhe ekziston një rrugë sqarimi, nuk kam pse të mbaj mëri. Thjesht s’kemi folur”.