Granit Xhaka, futbollisti i Arsenal në një intervistë për mediat angleze ka folur për sulmet që i kanë bërë tifozët e skuadrës së tij dhe ofen dimet në rrjetet sociale. Mesfushori me origjinë shqiptare ka dëshirë t’i sfidojë ballë për ballë ato që e sul mojnë.

Xhaka është shprehur se e kanë of enduar gruan dhe vajzën e tij të vogël. Dihet që mardhënia e lojtarit me tifozët nuk është e mirë, veçanërisht pas kartonit të kuq në takimin ndaj Crystal Palace në tetorin e vitit 2019, kur lojtari ironizoi tifozët.

“Unë nuk i shoh ata si mbështetës të klubit tim,” tha Xhaka, i cili foli gjatë për këtë temë në një intervistë të thelluar për “Guardian”. Jam unë ai që luaj në fushë, nuk ka asnjë lidhje me këtë, gruaja, fëmija apo familja ime.Nëse doni të kritikoni dhe të shani, bëjeni me mua, jo me familjen time.

Do të doja t’i takoja këta njerëz, të ulesha me ta dhe t’i pyesja: “Pse po i shkruani këto gjëra?” Sigurisht, ju mund të kritikoni dhe të thoni gjithçka që dëshironi për futbollin, por jo për individin ose familjen. “ Përfundon Xhaka.