Një proverb kineze thotë se “një udhëtim prej një mijë miljesh fillon me një hap të vetëm”. Kjo thënie është më se e vërtetë për vëllezërit Dalipi në Worcester, SHBA. Një prej vëllezërve, Valoni, tashmë 27 vjeç, vizitoi për herë të parë SHBA-në si student ndërkombëtar, ndërsa vetëm një vit më pas, së bashku me vëllain e tij, Hasanin, hodhën hapin e madh drejt udhëtimit të tyre që i bëri të njohur dhe aq të dashur për komunitetin shqiptar në Boston dhe periferinë e tij, por edhe për amerikanët të cilët, të mahnitur nga talenti i tyre, shijojnë kafen dhe shërbimet e tyre ushqimore, të ofruara në forma të ndryshme arti që e bëjnë ndalesën në dyqanin e tyre të paharrueshëm, transmeton lexo.com.al.
Vetë Valoni është autodidakt. Pasionin e tij për vizitimin dhe dizajnin e ka zhvilluar në art përmes dyqanit të vëllezërve, ku shërbehen forma nga më të ndryshme të kafeve por edhe të produkteve të tjera ushqimore. Nga dyqani i vëllezërve Dalipi nuk mungojnë absolutisht produktet tradicionale shqiptare, të cilat kanë një pëlqim jo vetëm nga bashkatdhetarët shqiptarë, por edhe nga amerikanët të cilët shijojnë në një menu të vemte, artin, traditën dhe një shije të papërshkrueshme./Lexo.com.al/e.c.