“Love Story”-t po i vjen fundi dhe më e vështirë bëhet zgjedhja e Saimirit në ceremoninë e trëndafilave. Mbrëmjen e sotme vajza që nuk arriti të merrte trëndafil ishte Redona. Saimiri tha se vajza që do të eliminohet nuk duhet ta marrë si refuzim eliminimin pasi nuk e ka ndjenjën njësoj siç e ka ajo për të.

“Faleminderit shumë dhe unë të uroj shumë fat, je shumë djalë i mirë. Jam shumë e lumtur edhe pse po dal sepse e di çfarë vlerash kam, publiku e ka kuptuar. Dua që edhe partneri im në të ardhmen të mi dijë vlerat. Dua të falenderoj gjithë produksionin sepse më keni trajtuar shumë mirë dhe kam mësuar shumë. Ju mirëpres në Itali”, tha Redona pas eliminimit.

Redona pati edhe një takim romantik me Saimirin, ku sqaruan disa gjëra që i kishin në mëdyshje të dy. Madje gjatë takimit të tyre, Redona u përlot e emocionuar.