Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se kishin administruar më shumë se 50 milionë doza të vaksinave COVID-19 në vend deri mëngjesin e së shtunës dhe kanë shpërdarë rreth 69.9 milionë doza. Vaksinat janë prodhuar nga kompanitë Moderna dhe Pfizer/BioNTech.

Sipas shifrave të postuara të premten, agjencia kishte administruar 48.4 milionë doza të vaksinave dhe shpërndau rreth 69 milionë doza.

Agjencia tha se rreth 37.1 milionë njerëz kishin marrë një ose dy doza ndërsa më shumë se 13 milionë njerëz kanë marrë dozën e dytë.

Sipas agjencisë rreth 5.7 milionë doza vaksinasha janë administruar në institucionet e kujdesit afatgjatë.