Në Britaninë e Madhe, versioni i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në jug të Anglisë gjatë muajit shtator të vitit të kaluar është tashmë forma më e përhapur e Covid-19. Njihet si B117 dhe faktet e para tregojnë që shkakton më shumë vi ktima se versioni i mëparshëm.
Doktoreshë Kathrina Crystallis e ka përjetuar përhapjen e shpejtë të variantit të ri gjatë muajit dhjetor, ndërkohë që shkalla e vde kshmërisë u rrit menjëherë pas Krishtlindjeve.
‘Nëse ekziston një virus i ri i cili është 70% më ngjitës sesa virusi i mëparshëm dhe që gjithashtu është shumë i ngjitës dhe nuk ka shtetrrethim, atëherë ai do të përhapet. Dhe kështu ndodhi’, u shpreh mjekja. Më shumë se 100 000 njerëz kanë v dekur deri tani në Britani, gjë e cila është numri më i lartë se çdo vend tjetër Evropian. Por muaji me më shumë vi ktima ishte Janari.
Kritikët e Boris Johnson thonë që duhet të kishte vepruar më shpejt. Lideri i Partisë Laburiste bëri thirrje për një shtetrrethim më të fortë duke i ndaluar njerëzit që të udhëtonin gjatë Krishtlindjeve. Por, Boris Johnson nuk e bëri këtë gjë. “Zotëri, e vetmja gjë që kuptoj është që ju keni dëshirë që të anuloni planet që njerëzit kanë bërë dhe që të anulojmë Krishtlindjet”, u shpreh Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe
Sipas doktor Peter Openshaw, një nga imunologët më të njohur në Britaninë e Madhe, mësimi më i madh që kemi nxjerrë nga varianti B117 është që nevojitet më shumë kujdes. “Në gjithë anët e vendit në të cilat ka qenë i pranishëm ky variant ka pasur një rritje të shtruarve në spitale, një rritje të numrit të rasteve dhe është bërë gjithnjë e më e vështirë që të kontrollojmë shpërndarjen e këtij virusi me masat kufizuese të mëparshme”, tha mjeku i njohur.
Në këtë laborator, në Universitetin Metropolitan të Londrës doktor Gary Mclean dhe skuadra e tij po studiojnë sesi evoluojnë viruset. Ai thotë që mutacionet të tilla si B117 ndodhin atëherë kur virusi fillon të përhapet. “Ishim në dijeni që viruset mund të pësonin mutacion, e dinim që ata e ndryshonin gjenomin e tyre. Ajo që nuk prisnim ishte që të kishte një transmetueshmëri më të lartë”, tha ai.
Britania tashmë është në shtetrrethim, dhe po përpiqet që të ulë përhapjen e variantit B117 në komunitet. Por kohët e fundit janë të shumtë ata që mendojnë që është gabimi i qeverisë ai që lejoi përhapjen kaq të shpejtë të këtij versioni të koronavirusi. Për Lobby Akinnola, babai i të cilit vdiq në Prill gjatë valës së parë të koronavirusit, vendimi i Boris Johnson për shtetrrethim erdhi më vonë se në vendet e tjera të Evropës Perëndimore, dhe ky ishte një gabim.
“Mendoj që në dhjetor qeveria bëri të njëjtat gabime që bëri dhe gjatë valës së parë. Më prek personalisht kjo çështje dhe nuk mundet që të mos mendoj – a do të ishte babai im sërish këtu nëse qeveria do të niste shtetrrethimin disa javë më herët?” , deklaroi Lobby Akinnola.
Faktet e deritanishme tregojnë që vaksina është e efektshme ndaj variantit B 117 të virusit. Ekspertët në Britani shprehen që kufizimet duhet që të qëndrojnë në fuqi derisa të gjithë qytetarët të jenë vaksinuar.