Romelu Lukaku ka vazhduar ta forcojë pozitën e tij në listën e sulmuesve më të mirë në futbollin evropian me dy golat e shënuar kundër Lazios. Sulmuesi i Interit po vazhdon me formën e shkëlqyer dhe falë golave dhe asistimit të tij, Interi është ngjitur në krye të tabelës së Serie A.

Belgu shënoi golin e parë nga penalltia dhe pastaj nga loja e hapur për të regjistruar golin e 300-të në karrierën e tij si futbollist. Golin e parë në një ndeshje zyrtare, 27-vjeçari e ka shënuar në gusht të vitit 2009 kuar luante për Anderlechtin.

Që atëherë, ai vazhdoi të shënonte për klube, si West Bromwich Albion, Everton, Manchester United e së fundmi me Inter. Po ashtu, edhe për kombëtaren e Belgjikës. Për më shumë, ai ka marrë primatin në listën e golashënuesve më të mirë në Serie A këtë sezon, me 16 gola aq sa ka shënuar edhe Cristiano Ronaldo.