Rrengjet nga Bes Kallaku nuk kanë të sosur dhe e vetmja që i vuan në kurrizin e saj është Xhensila. Së fundmi aktori ka ndarë në rrjete sociale një video, që i ka bërë të gjithë për të qeshur, por ama Xhensilës ja ka bërë gjakun ujë. Xhensila ka qenë duke parë një dokumentar për disa njerëz të zhdukur në mënyrë të befasishme nga një hotel dhe Besi ka përfituar nga rasti për ta trembur pak. Në video këngëtarja duket shumë e fokusuar tek dokumentari dhe as që e ka vënë re Besin që i afrohet nga mbrapa. Teksa ai i afrohet e tremb dhe Xhensila bërtet dhe instinktivisht qëllon Besin. Më pas ajo qesh, por nuk e dimë nëse këtë situatë ja ka falur aktorit kollaj.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Xhensila përjeton diçka të tillë dhe duhet të jetë mësuar me situata të ngjashme, që janë sa frikësuese, po aq edhe qesharake. Kujtojmë se për disa vite Besi i është dedikuar plotësisht familjes së tij dhe tashmë është gati të rikthehet sërish në ekran. Ditën e djeshme regjisori Altin Basha zbuloi se Besi i është bashkuar projektit më të ri të humorit, “Kosherja”, i cili pritet që të nisë së shpejti transmetimin në ekranin e “ABC News”.