Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, lajmëroi disa ditë më parë se në 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra të njohur të muzikës. Ajo ka treguar se ky projekt i ri do të jetë një miks midis popit modern, kulturës së viteve 80-90 dhe muzikës house. Gjithashtu ky album do të ketë një përzierje të vërtetë kulturash, ku sigurisht nuk mund të mungonte as ajo shqiptare. Së fundmi, Rita ka publikuar një trailer, që i ka bërë fansat shqiptarë të artistes të lumturohen. Në videon e postuar Rita shihet e veshur me kostume popullore, ndërkohë që rrethohet edhe nga disa persona të tjerë të veshur me kostume tradicionale shqiptare. Fansat e saj janë shprehur shumë të lumtur që ka zgjedhur të promovojë traditat në një mënyrë kaq të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)