“Kosova na e dha shembullin, qe u ndihmuan duke u hequr boset e krimit, te korrupsionit dhe papergjegjshmerise qe u kishin zene gryken dhe nuk merrnin dot fryme”. Kështu e ka mbyllur një reagim të sotëm, ish zyrtari i lartë i PD, Vili Minarolli, vëllai i të cilit ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare në spitalin Covid1.
Në reagimin e tij, Minarolli ka sulmuar Ministren e Shëndetësisë duke e fyer atë, për shkak se siç shkruan, nuk gjen dot fjalë të tjera, edhe pse mosha dhe karriera diplomatike nuk duhej t’ia lejonin.
Ndërkohë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dhënë një sqarim të hollësishëm mbi arsyet pse vëllai i ish deputetit demokrat ndërroi jetë.
“Në vijim të një interviste të dhënë sot nga vajzat e qytetarit R.L., duke respektuar dhimbjen dhe rolin që ajo luan në gjykimin e tyre, dëshiron të sqarojë opinionin publik si vijon:
Pacienti me inicialet R.L,79 vjec, ka mbërritur me urgjencë pranë Spitalit Covid 1, ora 16:30 të datës 15 Shkurt 2021, në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore, në kushtet e Insuficiencës së rëndë respiratore (me saturime 70% nën oksigjenoterapi 20L)
Menjëherë është pranuar në urgjencën e Spitalit Covid 1 dhe ka marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor, sipas protokolleve. I është bërë skaneri në orën 17:15, është komunikuar menjëherë pas realizimit të skanerit me familjarët duke ju shpjeguar gjendjen tepër të rëndë si në aspektin klinik ashtu edhe atë imazherik. Gjendja e pacientit ka vazhduar të jetë e rënduar, ndërkohë që ka qenë gjatë gjithë kohës në oksigjenoterapi (sipas rekomandimeve edhe te mjekeve reanimatore)”, ka sqaruar Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Eshtë e kuptueshme dhimbja e çdokujt. Ajo që nuk është e kuptueshme, është përdorimi i fatkeqësisë familjare për të bërë politikë, për të sulmuar Kryeministrin e ministren, për të bërë thirrje për zgjedhje të ngjashme me Kosovën. Ndoshta edhe për të vënë një shishe, meqë listat nuk janë mbyllur ende.