Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ditën e djeshme tha se vaksinat anti-COVID ruse dhe kineze mund të aprovohen nga EMA për BE-në nëse ato plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme.

Kjo deklaratë ka ardhur si pasojë e një vale pakënaqësie nga vendet e BE-së për vonesën në shpërndarje të vaksinave anti-COVID Pfizer dhe AstraZeneca. Disa liderë evropian kanë shprehur se janë të hapur ndaj përdorimit të vaksinës ruse nëse ajo aprovohet. Një deklaratë të tillë e ka bërë Angela Merkel ditën e djeshme, ministri i jashtëm francez Jean-Yves Lentrian dhe mjeku grek Lazaros Karnesis.

“Nëse prodhuesit e kinezë dhe rusë janë transparent ndaj çdo gjëje dhe na tregojnë të gjithë të dhënat atëherë ata mund të marrin aprovimin.”, tha kryetarja e Komisionit Evropian. Prodhuesit e vaksinës ruse, Sputnik V kanë aplikuar për aprovim në Agjencinë Evropiane të Barnave, por ende nuk është marrë një vendim lidhur me këtë. Ndërkohë Sinopharm, vaksina kineze ende nuk ka bërë një aplikim për aprovim.