Menjëherë pasi të gjithë filluan të mësoheshin me teknologjinë e re Wi-Fi 6 në routerët, laptopët dhe smartfonët e tyre, Wi-Fi 6E do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi përdoret wirelessi. Bazuar në specifikimin e Institutit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike (IEEE), Wi-Fi 6E rritë kapacitetin frekuencor me 1.2Ghz duke përfshirë spektrin 5,925 në 7,125Mhz, shkruan “tomsguide”.
Është ndryshimi më i madh në Wi-Fi që nga debutimi i 802.11b 20 vite më parë. Produktet e para me këtë teknologji janë Asus ROG Rapture GT-AXE11000, Linksys AXE8400 Mesh System dhe Netgear Nighthawk RAXE500. Të tre routerët kanë tre banda dhe do të shitet mes 450 dollarë deri në 1,200 dollarë. Prezantimi dhe shitja do të fillojë nga vera e këtij viti.